- Lloji i vaksinës: adenovirusi si vektor, që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2
- Rekomandohet për persona mbi moshën 18 vjeçe
- Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë 4-12 javë pas dozës së parë
- Aplikohet në muskujt e supit
- Efikasiteti: në studimet klinike ka treguar efikasitet prej 63.09% për parandalimin e infeksionit me SARS-Cov2, rezultatet nga praktika reale janë inkurajuese, vetëm pas dozës së parë për 85% zvogëlohet rreziku nga trajtimi spitalor ose forma e rëndë e sëmundjes.
- Siguria: më shumë se 25 mijë individë janë përfshirë në testimet klinike
- Efektet anësore janë të zakonshme – dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritja e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore. Paraqiten te 1/10 individë. Reaksioni alergjik paraqitet më rrallë.
- Efektet anësore zakonisht janë të lehta dhe afatshkurtra dhe kalojnë një ose dy ditë pas vaksinimit.
CILAT VAKSINA JANË TË APROVUARA DERI MË TANI?
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut në dispozicion do të jenë vaksina Sinopharm, vaksina Pfizer-Biontech, vaksina AstraZeneca dhe vaksina Sputnik V.
- Vaksina ARNt (mRNA) i jep informacion organizmit për të prodhuar proteinë karakteristike të virusit SARS-Cov2.
- Rekomandohet për persona mbi moshën 12 vjeçe
- Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë aplikohet 21 ditë pas dozës së parë
- Aplikohet në muskujt e supit
- Efikasiteti: studimet klinike kanë treguar efikasitet të lartë të parandalimit deri në 94% të infeksionit SARS-Cov2, të dhënat e vaksinimit në të gjithë botën e konfirmojnë efikasitetin e studimeve klinike.
- Siguria: vaksina është e sigurt. Më shumë se 40.000 persona u përfshinë në provat klinike.
- Efektet anësore janë të zakonshme – dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritja e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore. Efektet anësore janë më të zakonshme pas marrjes së dozës së dytë
- Kjo vaksinë mund të shkaktojë edhe reaksione alergjike; nuk duhet të aplikohet tek personat që kanë alergji ndaj polietilen glikolit (PEG) ose molekulave të ngjashme, sepse PEG është një prej substancave që e permban kjo vakcinë.
- Efektet anësore janë të lehta dhe afatshkurtra dhe zgjasin deri në dy ditë pas marrjes së vaksinës.
- Virusi i paaktivizuar SARS-Cov2
- Rekomandohet për persona mbi moshën 18 vjeçe
- Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë nga 21-28 ditë pas dozës së parë
- 86% efikase kundër infeksionit SARS-Cov2, 100% efikase për parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes
- Aplikohet në muskujt e supit
- Siguria – më shumë se 43 miliona doza janë dhënë deri më 21 shkurt në të gjithë botën
- Efektet anësore janë të zakonshme: dhimbje në vendin e aplikimit, skuqje dhe kruajtje, rritje e temperaturës së trupit, ethe, kokëdhimbje, dhimbje muskulore
- Efektet e padëshiruara janë të lehta dhe afatshkurtra dhe zhduken një ose dy ditë pas vaksinimit
- Lloji vaksinës: Virusi i inaktivuar SARS-Cov2
- Mosha e rekomanduar: mbi 18 vjeç
- Kërkohen dy doza, doza e dytë 14-28 ditë pas dozës së parë
- Shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve të rënda
- Jepet në muskulin e krahut
- Efektet anësore të zakonshme – dhimbje në vendin e injektimit, skuqje dhe kruajtje, ethe, dhimbje koke, lodhje
- Efektet anësore janë zakonisht të lehta dhe jetëshkurtra dhe zhduken një ose dy ditë pas vaksinimit
- Lloji i vaksinës: adenovirus si vektor që mban gjene për proteinën C të virusit SARS-Cov2
- Mosha e rekomanduar nga 18 deri 60 vjeçe
- Janë të nevojshme dy doza, doza e dytë 21 ditë pas dozës së parë
- Aplikohet në muskujt e supit
- Efikasiteti: Efikasiteti i vaksinës Sputnik V kundrejt COVID 19 raportohet në 91.6%. Kjo përqindje bazohet në analizën e të dhënave nga 19.866 vullnetarë, që kanë pranuar edhe dozën e parë edhe dozën e dytë e vaksinës Sputnik V.
- Studimet klinike kanë treguar efikasitet të lartë të parandalimit nga 92% të infeksionit SARS-Cov2. Gjithashtu, konsiderohet si e sigurt – dhe ofron mbrojtje të plotë nga trajtimi spitalor dhe vdekja.
- Efekte anësore më të zakonshme: Mund të priten disa efekte anësore nga vaksina, por ato zakonisht janë të lehta, duke përfshirë dhimbjen në krah, lodhje dhe temperaturë e ulët.
Si funksionojnë vaksinat kundër COVID 19?
Sistemi imunitar – mbrojtja e trupit nga infeksioni
Që të kuptojmë se si funksionojnë vaksinat kundër COVID-19, së pari duhet të dimë se si organizmi lufton sëmundjen. Mikroorganizmat, siç është virusi korona që shkakton COVID-19, pushtojnë trupat tanë. Hyjnë brenda organizmit dhe shumohen. Ky pushtim, i quajtur infeksion, është ai që shkakton sëmundjen. Sistemi ynë imunitar përdor disa mjete për të luftuar infeksionin. Gjaku përmban qeliza të kuqe dhe të bardha të gjakut. Qelizat e kuqe të gjakut mbajnë oksigjenin në indet dhe organet, ndërsa qelizat e bardha të gjakut ose qelizat imune luftojnë infeksionin. Lloje të ndryshme të qelizave të bardha të gjakut luftojnë infeksionin në mënyrë të ndryshme:
Makrofagët janë qeliza të bardha të gjakut, që i gëlltisin dhe tretin mikroorganizmat, qelizat e vdekura ose qelizat të dëmtuara. Makrofagët lënë pas pjesë të mikroorganizmave të quajtura antigjene. Trupi identifikon antigjenet si të rrezikshme dhe stimulon antitrupat që t’i sulmojnë ato.
Limfocitet B janë qeliza të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato prodhojnë antitrupa, që sulmojnë pjesët e virusit që kanë ngelur nga makrofagët.
Limfocitet T janë një lloj tjetër të qelizave të bardha mbrojtëse të gjakut. Ato sulmojnë qelizat e infektuara të trupit.
Kur një person për herë të parë do të infektohet me virusin që e shkakton COVID-19, mund të jenë të nevojshme disa ditë ose javë që trupi i tij ti përdorë të gjitha mjetet e nevojshme në luftën kundër virusit për ta mposhtur infeksionin. Pas infeksionit, sistemi imunitar i personit memorizon atë që e ka mësuar për atë se si të mbrohet trupi nga kjo sëmundje, d.m.th., organizmi ka zhvilluar imunitet.
Trupi ruan disa limfocite T, të quajtura qeliza të kujtesës, të cilat reagojnë shpejtë nëse trupi takohet përsëri me të njëjtin virus. Kur do të zbulohen antigjene të njohura, limfocitet B prodhojnë antitrupa për t’i sulmuar. Ekspertët ende studiojnë se sa kohë këto qeliza mbrojnë personin nga virusi që e shkakton COVID-19.
INFORMACIONE SHTESË
A do të jetë vaksinimi i detyrueshëm?
Jo, vaksinimi kundër korona virusut është vullnetar.
Siguria është prioriteti kryesor dhe ka shumë arsye që të vaksinoheni:
-
Vaksinimi kundër COVID-19 do t’ju ndihmojë të parandaloni infeksionin me COVID-19. Të gjitha vaksinat kundër COVID-19, që aktualisht janë në dispozicion, janë shumë efikase në parandalimin e COVID-19. Vaksinat kundër COVID-19 që janë në fazën e zhvilimit, shqyrtohen me kujdes në provat klinike dhe do të aprovohen vetëm nëse do rezultojë probabilitet më i vogël i infektimit pas pranimit te vakcinës. Në bazë të asaj që e dimë për vakisnat dhe sëmundjet tjera dhe të dhënat e para nga provat klinike, ekspertët besojnë se marrja e vaksinës kundër COVID-19, mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes, edhe po të ndodh infeksioni. Vaksinimi vetëm mund ti mbroj njerëzit përreth jush, veçanërisht njerëzit me rrezik të madh të paraqitjes së formës së rëndë të sëmundjes.
-
Vaksinimi kundër COVID-19 është mënyrë e sigurt që të arrihet mbrojtje nga infeksioni. COVID-19 mund të ketë komplikime serioze, që e rrezikojnë jetën, dhe nuk ekziston asnjë mënyrë që paraprakisht të dihet se si COVID-19 do të ndikojë tek ju. Edhe nëse sëmureni, mund ta bartni sëmundjen miqve, familjes dhe të tjerëve përreth jush. Provat klinike e të gjitha vaksinave duhet së pari të dëshmojnë se vakcinat janë të sigurta dhe efikase, para se të aprovohen për përdorim të gjërë. E njëjta vlen edhe për vasinat kundër COVID-19. Infeksioni me COVID-19 mund t’ju ofrojë mbrojtje të caktuar natyrore, e njohur si imunitet. Evidencat aktuale tregojnë se ri-infektimi me virusin që shkakton COVID-19 është i pazakontë brenda 90 ditëve pas infektimit fillestar. Megjithatë, ekspertët nuk dinë me siguri se sa do të zgjatë kjo mbrojtje, dhe rreziku nga forma e rëndë e sëmundjes dhe vdekjes nga COVID-19 i tejkalon përfitimet nga imuniteti natyror. Vaksinimi kundër COVID-19 do t’ju ndihmojë që të mbroheni duke krijuar antitrupa (sistemi imunitar) pa zhvilluar sëmundjen. Si imuniteti natyror, ashtu edhe imuniteti i zhvilluar nga vaksina, janë pjesë e rëndësishme e sëmundjes COVID-19.
-
Vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë një mjet i rëndësishëm, që do të ndihmojë në parandalimin e pandemisë. Mbajtja e maskave dhe distanca sociale ndihmojnë në zvogëlimin e mundësisë që të ekspozoheni ndaj virusit ose ta bartni të tjerëve, por këto masa nuk janë të mjaftueshme. Vaksinat funksionojnë së bashku me sistemin tuaj imunitar, kështu që do të jeni gati të luftoni kundër virusit nëse jeni të ekspozuar ndaj tij. Kombinimi i vaksinimit me ndjekjen e rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë për të mbrojtur veten dhe të tjerët, do të ofrojnë mbrojtjen më të mirë nga COVID-19. Ndalimi i pandemisë kërkon përdorimin e të gjitha mjeteve që i kemi në dispozicion. Meqë ekspertët çdo dite kanë më shumë informacione për atë se si vaksnimi kundër COVID-19 mund të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë ta përditësojë rekomandimet për mbrojtje.
A siguron vaksinimi kundër COVID-19 mbrojtje afatgjate?
Është shumë herët që të dihet nëse vaksinat kundër COVID-19 do të sigurojnë mbrojtje afatgjate. Nevojitet hulumtim plotësues për t’ju përgjigjur kësaj pyetjeje. Sidoqoftë, inkurajojnë të dhënat që sugjerojnë se shumica e njerëzve që rikuperohen nga COVID-19, zhvillojnë imunitet që siguron të paktën një periudhë të caktuar mbrojtje nga ri-infektimi – edhe pse ende studiohet se sa është e fortë kjo mbrojtje dhe sa zgjat. Shumica e vaksinave që përdoren kundër COVID-19 jepen në dy doza.
Sa shpejtë vaksinat kundër COVID-19 mund ta ndalojnë pandeminë?
Ndikimi i vaksinave kundër COVID-19 në pandeminë, do varet nga shumë faktorë siç janë: efikasiteti i vaksinave; sa shpejt aprovohen, prodhohen dhe shpërndahen, si dhe sa njerëz vaksinohen. Shumica e shkencëtarëve parashikojnë se, si edhe shumica e vaksinave të tjera, vaksinat kundër COVID-19 nuk do të jenë 100% efektive. Por, nga përvojat e deritanishme shohim se vaksinimi ka efekt. P.sh., në Izrael, sipas studimit të tyre shtetëror, vërehet një ulje prej 94% të numrit të rasteve të reja.
Çfarë dimë deri më tani për vaksinat kundër COVID-19?
Studimet tregojnë se vaksinat kundër COVID-19 janë efikase në parandalimin e infektimit me COVID-19. Ekspertët, gjithashtu, konsiderojnë se marrja e vaksinës kundër COVID-19 mund të ndihmojë në parandalimin e formës së rëndë të sëmundjes, edhe nëse infektoheni me COVID-19. Vaksinimi kundër COVID-19 do të na ndihmojë që të kthehemi në normalitet.
Vaksinat kundër COVID-19 e mësojnë sistemin tonë imunitar se si ta njohë dhe të luftoj virusin që shkakton COVID-19. Zakonisht janë të nevojshme disa javë pas vaksinimit që trupi të zhvillojë mbrojtje (imunitet) nga virusi që shkakton COVID-19. Kjo do të thotë se është e mundur që personi të infektohet me COVID-19 menjëherë pas vaksinimit. Kjo ndodh për shkak se ndonjëherë, tek disa njerëz, që tashmë kanë qenë të infektuar me virusin, kanë qenë në periudhën e inkubimit ose kanë pasur kontakt me virusin menjëherë pas pranimit të dozës së parë, vaksina nuk ka pas mjaftueshëm kohë për të siguruar mbrojtjen e organizmit.
Ka disa gjëra që mund ti bëni për t’u mbrojtur nga infeksioni, para se të vakcinoheni. Edhe pasi të vaksinoheni, është me rëndësi të vazhdoni me respektimin e të gjitha masave mbrojtëse, që ndihmojnë në parandalimin e kësaj pandemie (mbajtja e maskave, larja e duarve dhe mbajtja e distancës nga 1.5 metër), sepse çdo ditë mësojmë më shumë lidhur me atë se si funksionojnë vaksinat kundër COVID-19 në kushte reale.
Çfarë nuk dimë ende për vaksinat kundër COVID-19?
Edhe pse vaksinat kundër COVID-19 janë efektive në parandalimin e sëmundjes, shkencëtarët ende studiojnë se sa vaksinat parandalojnë përhapjen e virusit që e shkakton COVID-19, edhe nëse nuk paraqitet sëmundje.
Edhe pas vakcinimit kundër COVID-19, mund të eksponoheni ndaj virusit të COVID-19. Pas eksponimit, mund të infektoheni ose ta “mbani” virusin që e shkakton COVID-19, por nuk ndiheni të sëmurë ose nuk keni simptoma. Ekspertët këtë gjendje e quajnë “infeksion asimptomatik”. Për këtë arsye, edhe pas vaksinimit, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat e mbrojtjes, për shkak se mësojnë më shumë lidhur me funksionimin e vaksinave kundër COVID-19 në kushte reale.