Dokumenti “Pëlqimi për vaksinim COVID19” është dokument i detyrueshëm për çdo person që dëshiron të vaksinohet. Dokumenti plotësohet personalisht, ose nga kujdestari ligjor, ose vendimmarrësi i autorizuar për personin që merr vaksinën. Formulari i plotësuar dorëzohet në pikën e vaksinimit. Formulari i pëlqimit mund të plotësohet paraprakisht, por mund të merret edhe në pikat e vaksinimit ku mund të plotësohet drejtpërdrejt dhe të dorëzohet.