PYETJE TË SHPESHTA
Në vendin tonë çdo vaksinë aprovohet vetëm nëse ka kaluar me sukses të gjitha tre fazat të studimeve klinike. Këto standarde kombëtare dhe ndërkombëtare të cilësisë zbatohen edhe për aprovimin e vaksinës së virusit korona. Pas aprovimit, vaksina vazhdon të monitorohet dhe të vlerësohet me kujdes me qëllim që të vërehen efektet anësore shumë të rralla.
Jo, të gjitha vaksinat mund të kenë efekte anësore. Por, kryesisht ato janë të lehta, të vetëkufizueshme dhe kalojnë në mënyrë spontane. Me rëndësi është që të dihen dhe ti shpjegohen personit që vaksinohet që të dijë çfarë mund ta presë pas marrjes së vaksinës. Detyra kryesore e procesit të testimit dhe aprovimit është që të mundësojë përshkrimin e qartë të efekteve anësore. Kjo paraqet mundësi që të identifikohen te cilat grupe dhe me çfarë intenzteti mund të paraqiten efektet anësore. Por, edhe pas aprovimit, gjatë përdorimit e njëjta monitorohet dhe hulumtohet më tej. Ndonjëherë efekte anësore shumë të rralla mund të vërehen vetëm pas aprovimit.
- Fëmijët dhe adoleshentët nën moshën 16 vjeçe për të cilët vaksina momentalisht nuk është e aprovuar, nuk duhet të vaksinohen.
- Për shkak se ende nuk ka informacione të mjaftueshme, vaksinimi gjatë shtatëzënësisë dhe laktacionit (ushqyerit të fëmijës me qumshtë të nënës) momentalisht rekomandohet vetëm sipas vlerësimit individual.
- Nëse vuani nga një sëmundje akute me ethe mbi 38,5°C, vaksinimi duhet të bëhet pas shërimit. Megjithatë, temperatura subfebrile ose temperatura pak e ngritur (nën 38,5°C) nuk paraqet arsye për të prolonguar vaksinimn.
- Në rast të alergjisë në ndonjë përbërës të vaksinës, vaksinimi nuk duhet të bëhet: Ju lutemi para se të vaksinoheni informoni mjekun tuaj nëse vuani nga ndonjë alergji.
Fillimisht, vaksinat do të jenë në dispozicion vetëm për të rriturit, sepse efikasiteti dhe siguria e tyre te fëmijët dhe adoleshentët ende nuk janë testuar në mënyrë adekuate. Ekzistojnë disa arsye pse vaksinat aktualisht zhvillohen kryesisht për të rriturit:
- Te fëmijët nuk bëhet testim i hershëm për shkaqe etike. Para se të fillojnë testimet klinike te fëmijët, duhet të sigurohet se nuk janë paraqitur efekte anësore serioze në studimet te të rriturit.
- Zhvillimi i vaksinave për fëmijët është i ngjashëm me zhvillimin e vaksinave për të rriturit: kalon nëpër disa faza në të cilat kontrollohet siguria dhe efikasiteti i vaksinave para se të aprovohen.
- Fillimisht, fokusi do të jetë në mbrojtjen e atyre që janë seriozisht të sëmurë nga COVID-19. Këto janë veçanërisht njerëz të moshuar dhe/ose persona me sëmundje kronike.
- Mund të supozohet se vaksina efikase kundër COVID-19 për të rriturit, të cilat gjatë kohës do të jenë në dispozicion në sasi të mjaftueshme për popullatën, gjithashtu, mund ta zvogëlojnë shkallën e përgjithshme të infeksionit. Fëmijët, gjithashtu, mund të mbrohen në këtë mënyrë.
Sipas informatave të deritanishme, fëmijët në moshën parashkollore dhe shkollore duket se më rrallë sëmuren nga të rriturit.
MITE DHE FAKTE RRETH VAKSINAVE
E vërteta: Vaksinat ARNt në asnjë mënyrë nuk ndryshojnë ADN-në tuaj dhe për këtë arsye nuk mund të shkaktojnë kancer. Vaksinat e ARN-së transportuese (ARNt) i mësojnë qelizat si të krijojnë proteinë, që shkakton përgjigje imune nëse dikush infektohet. ARNt që injektohet në trupin tuaj nuk komunikon me ADN-në tuaj. Pasi ARNt do të bëjë punën e saj, qelizat tuaja e thyejnë atë dhe e pastrojnë atë nga organizmi juaj. Nuk ka efekte të përhershme nga ARNt e vaksinës.
E vërteta: Të gjitha vaksinat janë jashtëzakonisht efikase.Vaksinat kanë efikasitet të ndryshëm, nga 63.09% deri 95% efiaksitet kundër infeksionit, por të gjitha mbrojnë nga forma e rëndë e sëmundjes dhe trajtimi spitalor. Megjithatë, asnjë vaksinë nuk siguron 100% mbrojtje nga infektimi ose transmitimi i tij te të tjerët, prandaj është shumë me rëndësi të vazhdoni ti respektoni masat, siç janë: distanca sociale, mbajtja e maskës dhe larja e rregullt e duarve. Kjo është veçanërisht e rëndësishme menjëherë pasi ta merrni vaksinën, pasi qe duhet të kalojë një kohë që sistemi juaj imunitar të reagojë dhe të krijojë imunitet.
E vërteta: Njerëz të shëndetshëm mund të zhvillojnë formë të rëndë të infeksionit me COVID-19. Edhe pse kanë rrezik më të ulët nga komplikimt serioze me COVID-19, ata mund të infektohen dhe ta përhapin virusin. Vaksinimi ju mbron juve, si dhe të afërmit juaj.
E vërteta: Sasia e imunitetit natyror që një person e fiton pas infeksionit ndryshon nga një personi në person tjetër. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (QKPS) të ShBA-së, provat e hershme sugjerojnë se imuniteti natyror nuk mund të zgjasë shumë gjatë. Zhvillimi i imuniteti nga vaksina është më pak i rrezikshëm sesa zhvillimi i imunitetit pas sëmundjes, pasiqë nuk ekziston ndonjë mënyrë për të parashikuar seriozitetin e simptomave nëse infektoheni me COVID-19.
Pasi që 70% e popullatës ta pranoj vaksinën ose të infektohet, pritet që të arrihet i ashtuquajturi “imuniteti i tufës”, që do të thotë se gjasat e shpërndarjes së virusit janë shumë të ulëta. Pritja derisa të arrihet ky numër në mënyrë natyrore – pa vaksinim të popullsisë, do ta mbajë COVID-19 shumë gjatë.
E vërteta: Vaksina nuk përmban ndonjë pjesë të gjallë ose aktive të virusit COVID-19. Nuk shkakton test pozitiv në testet për infeksion aktiv me COVID-19. Disa njerëz, që kanë pranuar vaksinën kanë paraqitur efekte anësore të lehta deri të moderuara, duke përfshirë dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, kokëdhimbje dhe dhimbje muskulore. Jo te të gjithë paraqiten efekte anësore. Por, nëse paraqiten, ato janë normale dhe japin shenjë se trupi juaj po e formon mbrojtjen e tij ndaj virusit.
E vërteta: Vaksinat COVID-19 u zhvilluan shpejtë në krahasim me vaksinat e mëparshme për shkak se shkencëtarët, mjekët dhe agjencitë qeveritare në të gjith botën kanë investuar resurse të mëdha për të zvogëluar burokracinë dhe për të publikuar rezultatet sa më shpejtë, posa të ishin në dispozicion.
E vërteta: Në raportin e CDC-së për rastet e vdekjes si rezulltat i COVID-19, hulumtuesit kanë zbuluar se COVID-19 në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte mund të shkaktojë vdekje. Njerëzit me sëmundje, siç janë diabeti ose obesiteti janë të ekspozuar ndaj një rreziku më të madh nga infektimi me COVID-19 sesa ata që nuk kanë sëmundje kronike. E vërteta është se gjendja e caktuar shëndetësore e një personi mund të kontribojë për të sjellur deri tek vdekja nga COVID-19. Megjithatë, nëse personi nuk ishte i infektuar me virusin, vështirë qe gjendja e tij shëndetësore do të shkaktonte edhe vdekjen e tij. Numri i viktimave nga COVID-19, në fakt, është më i madh sesa që tregojnë numrat aktuale. Personat që humbin jetën nga COVID-19 pa u testuar, p.sh., mund të mos përfshihen në numrin aktual. Enti i Statistikës së RMV-së ka dalë me numër të personave të vdekur në vitin 2020, që statistikisht është shumë më i lartë se në vitet e mëparshme.