FAZA E PARË E VAKSINIMIT
Sasi shumë e kufizuar e vakcinave ne dispozicion
Sasi e vakcinave në dispozicion për 1-10% të popullsisë së përgjithshme
-
Punonjësit shëndetësorë në linjë të parë të mbrojtjes, në kushte spitalore me rrezik të lartë dhe shumë të lartë të infektimit dhe transmetimit të infeksionit.
-
Të moshuarit me rrezik të lartë të zhvillojnë sëmundje, komplikime dhe vdekje, të caktuar me rrezik sipas moshës, persona më të vjetër se 70 vjet.
FAZA E DYTË E VAKSINIMIT
Sasi e kufizuar e vakcinave ne dispozicion
Sasi e vakcinave në dispozicion për 11-20% të popullsisë së përgjithshme
- Të moshuarit me rrezik të lartë të zhvillojnë sëmundje, komplikime dhe vdekje, që nuk janë përfshirë në fazën e parë, persona me moshë nga 65 vjeç dhe më lartë
- Personat në moshën nga 24 deri 65 vjeçe me komorbiditete ose gjendje shëndetësore të përcaktuar me rrezik më të lartë për të zhvilluar formë të rëndë të sëmundjes, komplikime ose vdekje.
- Punonjësit shëndetësorë me rrezik të moderuar të infektimit dhe transmetimit të infeksionit
- Të punësuarit në institucionet arsimore që janë përfshirë në mësimdhënie me prani fizike dhe të punësuarit në çerdhet e fëmijëve.
FAZA E TRETË E VAKSINIMIT
Sasi e moderuar e vaksinave në dispozicion
Sasi e vakcinave në dispozicion për 21-50% të popullsisë së përgjithshme
- Vende tjera të rëndësishme të punës për funksionimin normal të shoqërisë (sipas Planit kombëtar operativ të vaksinimit)
- Të punësuarit tjerë në arsim (fillor, të mesëm dhe të lartë)
- Grupe sociale me rrezik të madh të infektimit dhe transmetimit të infeksionit, në pamundësi të mbajtjes së distancës fizike (sipas Planit kombëtar operativ të vaksinimit)
- Punonjësit shëndetësorë me rrezik të ulët të infektimit dhe transmetimit te infeksionit
- Njerëz të shëndetshëm të moshës 30-64 vjeçe